Qeveria e shpërblen nga fondi për kuadro edhe djalin e Sami Lushtakut (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

Fondi për kuadro ka ngjallur shumë zhurmë javëve të fundit, pasi që kryeministri Isa Mustafa mori vendim për vazhdimin e tij pavarësisht se më heret Ministria e Administratës Publike i pezulloi pagesat për zyrtarët e institucioneve nga ky fond.

Gazeta Fjala merr vesh se në mesin e përfituesve është edhe djali i Sami Lushtakut kryetarit të Skenderajt, Mergim Lushtaku i cili e mban postin e drejtorit të Divizionit për Integrimim Evropian dhe Koordinim të Politikave në Ministrinë e Administratës Publike.
mergim lushtaku

Gjithashtu Lushtaku, para disa ditësh është emëruar edhe anëtarë i bordit të ndërmarrjes Ibër-Lepenci.

Në një raport të publikuar të marten nga Instituti GAP del se përfituesit më të mëdhenjë të fondit janë keshilltarë ligjor, këshilltarë për media e inspektor.

Jeton Mehmeti nga GAP ka deklaruar se Fondi për për kuadro është keqperdorur.

“Nga 242 persona perfitues del se shumica e tyre nuk kanë shkollim të lartë universitar. 55 për qind e përfituesve nuk dihet nëse kanë titull bachelor”, deklaroi ai.

Gazeta Fjala raportoi javën e kaluar se si kryeministri Isa Mustafa shpërbleu stafin e tij me gjysmë milioni euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/djali-i-sami-lushtakut-perfitues-i-fondit-per-kuadro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala