Djali i Rugovës nisi punën në Qeveri

I emëruar me vendim nga kryeministri, Isa Mustafa, për zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Mendim Rugova, sot është pritur nga ministri i kësaj ministrie, Ferid Agani dhe zëvendësministër, Ferat Shala.
Ministri Agani dhe zëvendësministri Shala, i uruan Rugova mirëseardhje në këtë ministri dhe të njëjtën kohë e njoftuan atë për të gjitha proceset, sfidat dhe zhvillimet në MMPH deri më tani.
Ndërsa, zëvendësministri Rugova shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim, duke theksuar se do të përpiqet në maksimum të jap kontributin e tij profesional dhe politik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.