Djali i Muammar Gaddafi rrihet në burg nga gardianët (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokurorët e shtetit në Liban po hetojnë gardianët e paidentifikuar të cilët në një video shihen duke e rrahur djalin e ish-presidentit libianë Muammar Gaddafi, Saadi Gaddafi derisa po mbahej në burg në Tripoli.

Video shfaq Saddi’n, duke u rrahur nga gardianët. Djali i Gaddafit u ekstradua në Libi nga autoritetet e Nigerit vitin e kaluar derisa ai mbahet në burg në Tripoli nën akuzat për vrasjen e një futbollisti, kur ai udhëhiqte Federatën Libiane të Futbollit, si dhe për krime të tjera.

Pasi kishte braktisur Libinë më 2011, Saadi ishte nën arrest shtëpiak në kryeqytetin e Nigerit, Niamey para se të ekstradohej.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/djali-i-muammar-gaddafi-rrihet-ne-burg-nga-gardianet-video-see-more-at-httplajmi-netdjali-i-muammar-gaddafi-rrihet-ne-burg-nga-gardianet-videosthash-fvgiqxin-dpuf/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala