Dixhitalizohet Prishtina

Komuna e Prishtinës do të filloj të aplikoj teknologji të avancuar për llogaritjen e pronës dhe sipërfaqeve reklamuese. Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Prishtina bëhet komuna e vetme në Kosovë që do të aplikojë pajisjet e quajtura Spike për këtë qështje.
“Kjo teknologji do të pamundësojë keqpërdorimet në vlerësimin e pronave (për tatim në pronë) dhe reklamave. Tani jemi pajisur me 10 pajisje Spike që punojnë me tablete dhe telefona. 2 mijë ankesa në vjet nga qytetarët do të zgjidhen shumë shpejtë me këto pajisje dhe do të shtojnë të hyrat në komunë”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij në Facebook.