Ditës Botërore e Turizmit shënohet me aktivitet me biçikleta

Autori:Avdyl Pajaziti

Me rastin e Ditës Botërore të Turizmit Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës edhe këtë vit do të organizojë një aktivitet me biçikleta duke promovuar një shteg prej 39 kilometra në mënyrë që Kosova të sensibilizohet me të gjitha vendet e botës duke treguar që edhe vendi ynë ka potenciale dhe mundësi për zhvillimin e turizmit.

Sivjet aktiviteti do të mbahet në Komunën e Podujevës, ku Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës (ShTAK) në bashkëpunim me Grupin e Çiklistëve të Podujevës “Podujeva’s Cycling Group” do të organizojë aktivitet me biçikleta në qytetin e Podujevës.

Aktiviteti me biçikleta do të përfshijë një shteg prej rreth 39 kilometrave i cili do të fillojë nga Sheshi i Qytetit dhe do të përshkojë disa nga fshatrat e qytetit si: fshatin Balloc, Herticë, Drazhnje, Turuqicë, Orllan, Batllavë, Dumosh, Sfeqël, Surkish, dhe prapë kthimi do të bëhet tek Sheshi i Qytetit.Në këtë aktivitet parashihet të marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dites-boterore-e-turizmit-shenohet-me-aktivitet-me-bicikleta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala