Ditë zie në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Në nderim të viktimave me origjinë nga Kosova që u vranë në Munih të Gjermanisë, sot në Kosovë është ditë zie.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vend se kjo të bëhet përmes një vendimi zyrtar, ka njoftuar përmes faqes së tij në Facebook.

Në Munih të Gjermanisë, të premten në mbrëmje, pas një sulmi terrorist u vranë Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sulaj.

Gjatë ditës së sotme Flamuri i shtetit do të jetë në gjysmë shtizë, ndërsa agjendat zyrtare të vendit do të shtyhen për ditë të tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dite-zie-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala