Ditari i Virusit

Autori:Zekirja Shabani

Gazeta Fjala në vazhdim ju sjellë një pjesë të shkurtër të rrëfimit nga lufta e fundit e Kosovës, bazuar në “Ditarin e Virusit”.

Basri Shala – Virusi, çdo të hënë do të ndajë me lexuesit e Gazetës Fjala, pjesë rrënqethëse nga ditari i tij personal i luftë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që në njëfarë forme janë kronikë e historisë së Kosovës në periudhën 1998-99.

Me një mjeshtri të rrallë, aktori, njëherësh ish ushtari i UÇK-së, përmes shkrimit i kthen lexuesi në kohë dhe sjellë në një formë të veçantë rrëfimin për aksionet, betejat, vuajtjet e gëzimet në situatat më të vështira të jetës. Ai rrëfen për lexuesit atë që i rrefente ditarit për bashkëluftëtarët e gjallë dhe ata që i takojnë pavdeksisë.

 

Rrëfimi i parë…

********

Trishtuese!virus

Sa ndryshe dukeshim (mbase ishim tjerë), sa shumë të tashëm nuk i njof as me fytyrë as me emër. Po e lexoj për të disatën herë një pjesë nga ditari i luftës. Jo pa arsye po i bëj një “audit”. M’ka humbur lapsi i asaj kohe se desha t’i shkruaj edhe disa emra (në fakt spaska as vend në letër).

Carrallukë:

Po qeshi e po qaj (në shpirt) në të njëjtën kohë. Ose e kam nga lodhja, apo mbase kam filluar të çmendem, kush e din. Po mendoja kur të kthehem (nëse kthehem) të kerkoj leje për një vizitë deri n’grykë, të më shohin që jam, dhe të bëj kontrolle tek mjeku. Çmenduria ime s’paska fund sot, kontrolle psiçike tek kirurgu, por si duket skam nevojë. Terri ia la vendin dritës së mëngjesit. Tash e shohim njëri tjetrin, qeshim mes vete si gjithmonë. Jemi futur në biruca, dhe asfalti është 30 metra larg….

Tash është koha e lëvizjes së kolonës (nëse s’ka ndryshu asgjë nga rutina e përditshme).

Zhurmat sa vijnë e ofrohen, ne jemi pak në numër, por kemi përparësi elementin surprizë. S’kam kohë të shkruaj tash, dëgjohet krisma e parë e tankut, nëse shkruaj përseri d.m.th ende jam gjallë.

Bashkë jemi, s’kam kohë as për emra

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ditari-i-virusit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala