Dita e konsumatorëve, Kosova larg mbrojtjes së tyre

Autori:Avdyl Pajaziti

15 marsi është Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, e cila ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve.

Mbrojtja e konsumatorit ka të bëjë në thelb me ruajtjen e shëndetit dhe të sigurisë së konsumatorëve dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Më 15 mars 1962, presidenti amerikan Xhon F. Kenedi miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”. Ndërkaq kjo me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit.

Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universalitetin e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ajo miratoi direktivat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe katër të drejta të tjera: të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm.

Që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve.

Edhe Kosova ka miratur Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve në qershorin e vitit 2004 në Kuvendin e Kosovës.

Ky ligj për konsumatorin përfshinte të drejtën e informimit, të drejtën e sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe të drejtën për t’u dëgjuar.

Pavarësishtë kësaj që nga ajo kohë shumë shkelje janë bërë në ligj dhe fare pak masa janë ndërmarrë për shkelësit e tij.

Kryetari I shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaqaniku shpesh here ka ngritur zërin për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve por organet shtetrore rradh here i kanë dëgjuar shqetësimet e tij.

 

 

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dita-e-konsumatoreve-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala