Dita e fluturimit të njeriut në kozmos

Autori:Avdyl Pajaziti

12 prilli është dita ndërkombëtare e fluturimit të njeriut në kozmos.

Për nder të 50-vjetorit të fluturimit të njeriut në kozmos, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në rezolutën e saj të datës 7 prill 2011, ka shpallur 12 prillin si ditë ndërkombëtare të fluturimit të njeriut në hapësirë.

12 prill 1961 ishte data e fluturimit të parë të njeriut në kozmos, i kryer nga shtetasi sovjetik Juri Gagarin.

Kjo ngjarje historike hapi rrugën për eksplorimin e hapësirës kozmike për të mirën e të gjithë njerëzimit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dita-e-fluturimit-te-njeriut-ne-kozmos/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala