Dita botërore kundër duhanit

Autori:Avdyl Pajaziti

Në gjithë botën gjatë ditës së sotme organizohen aktivitete ndërgjegjësuese kundër pirjes së duhanit.

Kjo ditë është shpallur nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku në vitin 1987, vendet anëtare të OBSH, u përpoqën të sensibilizojnë opinionin mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

Për këtë arsye, çdo vit propozohet një slogan mbi luftën kundër duhanit.

Çdo vit, gati gjashtë milionë njerëz vdesin nga sëmundjet lidhur me duhanin.

Vetëm 8 përqind e popullsisë botërore jetojnë në vendet me taksat mjaft të larta të duhanit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 600 mijë që janë jo duhanpirës vdesin duke pirë cigare të dorës së dytë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dita-boterore-kunder-duhanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala