Dita Botërore e HIV/AIDS, këtë vit në Kosovë katër raste të reja

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot është Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Sidës. Rreth 34 milion njerëz në botë janë të prekur nga kjo sëmundje, e cila konsiderohet si sëmundja e shekullit, raporton lajmi.net

Sipas burimeve nga organizata të shëndetësisë, rezulton se në harkun kohor mes viteve 1981-2007 kanë vdekur nga ky virus vdekjeprurës rreth 25 milionë njerëz.

Këto statistika të frikshme e klasifikojnë Sidën si një nga sëmundjet më të rrezikshme dhe më masive në historinë e njerëzimit. Gjatë këtyre viteve, janë ndërmarrë studime të shumta lidhur me zbulimin e trajtimeve për këtë sëmundje si dhe janë hartuar ligje të posaçme për të mbrojtur të sëmurët nga ky virus.

Por pavarësisht fushatave të ndërmarra, shumë njerëz janë ende të painformuar mbi mënyrat e marrjes si dhe mbrojtjen e nevojshme nga Sida.

Dita e 1 dhjetorit, është një shenjë sensibilizimi për të gjithë qeveritë por dhe grupet e tjera të interesit, për të kujtuar se Sida është e pranishme në shoqërinë tonë. Ekziston një nevojë urgjente e rritjes së fondeve, rritjes së kujdesit, përmirësimit të edukimit si dhe luftimit të paragjykimeve për këtë sëmundje.

Deri në këtë vit, në Kosovë janë regjistruar 97 raste me HIV/AIDS, prej të cilëve 40 kanë vdekur. 69 për qind prej tyre kanë qenë meshkuj, 31 femra, derisa mosha më e prekur është ajo prej 35-44 vjeç. E në vitin 2014 janë regjistruar 7 raste dhe nuk ka pasur asnjë të vdekur, raporton lajmi.net.

Është raportuar deri më tani se për vititn 2015, janë regjistruar katër raste të reja me HIV –AIDS, ndërsa 27 perosna marrin trajtim aktualisht.

Ndryshe nga 20 deri më 27 nëntor në Kosovë është shënuar “Java për Testimin e HIV-it”.

HIV/AIDS është sëmundje shkaktohet nga një virus për të cilin ende nuk është gjetur shërimi adekuat.

Në Kosovë vazhdimisht ka vështirësi për trajtimin e të prekurve, por me ndihmën e UNICEF-it është siguruar trajtimi për një kohë, raporton lajmi.net.

Ja çfarë është HIV:

H është për humane njerëzore, virusi mundtë infektojë vetëm qeniet njerëzore.

I është për imunitetin e dobësuar. Virusi e dobëson sistemin imunitar duke i shkatërruar qelizat e rëndesishme të cilat e luftojnë sëmundjen dhe infeksionin dhe si i tillë një system imuntar i dobësuar nuk e mbron organizimin.

V është për virusin i cili shumohet pasi të ketë marrë tërësisht një qelizë në trupin e infektuar.

Virusi i HIV është ndryshe nga virusi i fohjes apo i gripit sezonal kalues ku organizimi pastrohet dhe shërohet nga këta virus. Virusi HIV mund të fshihet për periudha të gjata në qelizat e trupit dhe mund të atakojë në pjesë të rëndësishme të sistemit imunitar – qelizat T dhe CD4.  Trupi ka nevojë për këto qeliza të luftojë infeksionet dhe sëmundjet , HIV i sulmon ato i shfrytëzon për tu shumuar vet, dhe pastaj i shkatërron ata.

Me kalimin e kohës HIV mund të shkatërrojë aq shumë qeliza ashtu që trupi më nuk do të mund të mbrohet nga infeksionet dhe sëmundjet. Kur kjo ndosh atëherë HIV do të zhvillohet në AIDS.

Çfarë është AIDS?

AIDS është shkurtesë për sëmundjen e shkaktuar nga HIV.

A – Aquired – ( i fituar) dmth dicka që ju e fitoni pas lindjes

I – Immuno – sistemi imunitar i trupit tuaj i cili përmban të gjitha organet dhe qelizat që luftojnë infeksionin ose sëmundjen.

D – Deficinecy – Ju merrni AIDS atëherë kur sistemi i juaj imunitar është “deficient” apo nuk funksionon ashtu si duhet.

S – Syndrome – Sindroma nënkupton disa simptome dhe shenja së bashku. AIDS është sindorm sepse ka një sërë komplikime dhe simptome.

AIDS është faza e fundit e infeksionit. Në këtë stad sistemi imunitar është shumë i dobësuar dhe e rrizikon organizimin nga infeksionet oportuniste. Diganoza me AIDS bëhet atëherë kur diganostifikohen një ose më tepër infeksione specifike, kancer të veqnatë ose një numër i vogël i qelizave CD4. Nëse keni  AIDS, do të ju duhet ndihma dhe trajtimi mjekësor që ta prevenoni vdekjen.

Prej nga ka ardhur HIV?

Besohet se versioni i simian virusit të imunodeficinecës është ndryshuar (ka pësuar mutacion) në virusin e imunodeficiencës humane dhe është përcjelluar në njerëz nga një lloj i shimpanzës që jeton ne Afrikën Perëndimore gjatë gjuetisë në këta shimpanza për msih dhe kanë ardhur në kontakt me gjakun e tyre të infektuar.

Si përhapet HIV?

HIV më së shpeshti përhapet kur:1. Nuk përdoren kondomët gjatë marrëdhënieve seksuale me një person që ka HIV.

  1. Duke shkëmbyer gjilpëra, shiringa ose mjete të tjera që përdoren për të pregaditur përdorimin e drogave injektuese.
  2. Nëna është HIV pozitiv dhe HIV mund të kalojë nga nëna të fëmiu gjatë shtatëzënisë.

Rrugët më pak të shpeshta janë:Therja ose prerja me ndonjë objekt të kontaminuar me HIV (punëtoret shëdnetësor)

Nga transfuzioni gjakut dhe produkteve të tij, tarsplantimi i organieve dhe indeve të kontaminuara me HIV.

HIV mund të transmetohet edhe gjatë injeksioneve dhe intervenimeve mjekësore dhe stomatologjike në kushtet e dobëta higjieniko sanitare.

Tatuazhet poashtu paraqesin një mundësi të infeksionit, prandaj mjetet që përdoren për tatuazh duhet të jenë steril

Kontakti përmes lëkurës së dëmtuar, plagës ose membranes së mukozës dhe gjakut të infektuar me HIV ose lëngjet trupore të kontaminuar me gjak.

HIV nuk mund të reprodukohet jashtë trupit të njeriut.

HIV nuk përhapet përmes:

Ujit ose ajrit

Insekteve duke përfshirë këtu edhe pickimin e mukonjave.

Pshtymës, lotëve ose djersës.

Kontaktet e zakonshme të përshëndetjeve me duar ose përdorimit të enëve.

Puthjet me gojë të mbyllur “ puthjet sociale”. / Lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dita-boterore-e-hivaids-kete-vit-ne-kosove-kater-raste-te-reja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala