Distria Krasniqi shpallet kampione e botës në xhudo

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është shpallur kampione e botës për junior në xhudo.
Ajo e ka arritur këtë sukses gjatë Kampionatit Botëror të Xhudos në Abu Dhabi.
Krasniqi ka mposhtur në finale gjeorgjianen Mariam Janashvilli me lëvizjen ippon, duke marrë 100 pikë.
Trajneri i Distrias është shprehur jashtëzakonisht i gëzuar me faktin se për vetëm një javë, dy xhudiste të klubit të tij i sollën Kosovës dy tituj bote, tranmseton koha.net
“Pas Majlinda Kelmendit, edhe Distria Krasniqi i dhuron shtetit tonë titullin e Kampiones Botërore”, ka thënë Toni Kuka, trajneri i klubit të xhudos “Ippon”.