“Disney” ndalon shkopnijtë për selfie

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjigandi i argëtimit “Disney” ka ndaluar në të gjitha parqet qa ka në pronësi përdorimin dhe mbajtjen e shkopinjve që shfrytëzohen për të bërë fotografi “selfie”.

Vendimi ka hyrë në fuqi që prej së martës së kaluar dhe duket se është marrë pas shqetësimeve të shumta të ngritura nga familjarët.

Zyrtarë të “Disney” lëshuan një komunikatë ku thoshin: “Duam që të kemi një ambient të sigurt për tërë familjen, prandaj nuk lejojmë që për dëshirën e disa individëve të pengohet qetësia dhe qarkullimi i lirë”.

Kohët e fundit, përdorimi i “selfie sticks” është rritur ndjeshëm, por tashmë nëse dikush do ta marrë guximin ta përdor një të tillë në parqet “Disney”, do të konfiskohet, nëse ai nuk do jetë parë në hyrje të parqeve.

Vendimi për ndalimin e “selfie sticks” ishte marrë më herët edhe nga disa klube sportive në SHBA. “Nëse goditeni në kokë nga një shkop i tillë do të kishit pasoja”, ka thënë një drejtues i një ekipi kriketi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/disney-ndalon-shkopnijte-per-selfie/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala