Diskriminohet shqipja, lejet e qarkullimit vetëm maqedonisht

Autori:Avdyl Pajaziti

Leje e qarkullimit kryesisht në Shkup, mungojnë në gjuhën shqipe. Edhe ato pak në gjuhën shqipe, janë të kohëve të fundit, pasi prej kohësh ato janë lëshuar vetëm në maqedonisht.

Sipas informacioneve të siguruara nga sportelet e kontrolleve teknike, shoferët duhet ta kërkojnë vetë gjuhën në të cilën e duan lejen e tyre. Pavarësisht edhe kësaj mundësie, të paktë janë ata që e kërkojnë një gjë të tillë.

Shoferët pranojnë prapa kamerave se lejet e qarkullimit duhet t’i kenë në gjuhën shqipe, pasi zyrtarët ose punonjësit policorë i kanë të dhënat e cilido personi, dhe përkatësinë etnike që ai i përket.

“Ja pra, siç mund ta shihni edhe vetë, kjo librezë është në gjuhën maqedonase. Duhet të jetë edhe shqip pasi dikush edhe nuk e kupton gjuhën maqedonase. Unë për vete kam librezë të re në dy gjuhë”, tha një vozitës.

Nga Ministria e Brendshme pohojnë se nuk kanë informacione, se ndonjë qytetari i është mohuar leja e qarkullimit në gjuhën e kërkuar, duke shtuar se policia po punon në grumbullimin e informacioneve se në cilat qendra teknike dhe në cilët qytete, qytetarëve nuk i mundësohet leja e qarkullimit në shqip. Dygjuhësia në lejet e qarkullimit, si çështje në opinion, filloi që prej 5 vitesh. Në atë kohë, nuk vinte parasysh që qytetarët të kishin Leje Qarkullimi në gjuhën shqipe, deri në reagimin e televizionit Alsat M, i cili pasoi me ndryshimin e akteve nënligjore që e garantuan këtë të drejtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/diskriminohet-shqipja-lejet-e-qarkullimit-vetem-maqedonisht/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala