Disa të vrarë nga të shtënat në Zvicër

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia në Zvicër ka bërë të ditur se disa njerëz janë vrarë nga të shtënat në qytetin Vyrenlingen.

Policia nuk e ka dhënë ende numrin e saktë të viktimave, por ka thënë se të gjithë të vrarët janë të rritur.

Trupa të shtrirë janë gjetur brenda dhe jashtë një ndërtese të banimit.

Motivi i vrasjeve duket të jetë një mosmarrëveshje familjare dhe rasti nuk ka të bëjë me terrorizëm, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bernhard Graser.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/disa-te-vrare-nga-te-shtenat-ne-zvicer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala