Disa të rinj xhirojnë Fisin duke ikur nga protesta dhe tallen me të (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Disa të rinj mbrëmë janë takuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili në njërën nga rrugët e Prishtinës. Ata fillimisht e pyesin Ismailin se “a po kthehemi në protestë”.

“A po kthehemi në protestë, a po kthehmi”, pyesin ata, kurse ai më pas u përgjigjet atyre: “Te katedralja janë, te katedralja”, derisa vet duket se është larguar më herët, raporton Indeksonline.
Më pas të rinjtë ironizojnë me të duke i thënë se “ja bre, se qetu po e presim Thaçin me xhip”. E gjitha kjo dëgjohet në videon e siguruara nga Indeksonline, ku shihet edhe vet Ismaili.

Video 1

“Ja more shko të veni, pse nuk po shkon në protestë”, i thonë të rinjtë Ismailit derisa ai largohet.
Më pas në një video tjetër dëgjohet duke ju thënë Ismaili të rinjve se “shkoni te Hashimi pra”, kurse ata ia kthejnë duke qeshur: “Po prej atij ka diçka, pse prej teje a, oj qyqe. Qyre more dy metra, shko e rrehu me policë”. Ismaili ua kthen atyre “kastravec”, e ata “kryemadh”.

Fisnik Ismaili dje vetëm në fund të protestës është parë që i është bashkuar dhe atë kur kanë dalë nga selia e AAK-së bashkë me Shpend Ahmetin, Visar Ymerin, Dardan Molliqaj e Ramush Haradinaj. /Indeksonline/

Video 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/disa-te-rinj-xhirojne-fisin-duke-ikur-nga-protesta-dhe-tallen-me-te-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala