Disa organizata të studentëve përkrahin marshin e opozitës

Autori:Avdyl Pajaziti

Me një kumtesë të përbashkët, dërguar mediave, gjashtë organizatat studentore thonë se do të përkrahin kërkesat e opozitës për të parandaluar zbatimin e marrëveshjeve të fundit dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Në këtë kumtesë studentët kanë thënë:

Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalon Republika jonë, jemi të vetëdijshëm që ne studentët nuk mund të jemi indiferent e të mos shprehim vullnetin tonë. Agresioni i Serbisë ndaj Kosovës i shprehur përmes dy marrëveshjeve të fundit po e cungon jetën e qytetarëve të Kosovës përfshi edhe neve, studentëve. Me këto marrëveshje, përpos që po i falet tokë Malit të Zi, po lejohet edhe ndarja etnike e territorit të Kosovës dhe e Universitetit të Prishtinës, gjë të cilën ne nuk do ta lejojmë.

Prandaj, me 28 nëntor, ne organizatat e poshtëshënuara, përfaqësues të studentëve të Universitetit të Prishtinës do të përkrahim masivisht tubimin paqësor në sheshin Zahir Pajaziti kundër marrëveshjeve të fundit me Serbinë. I bëjmë thirrje të gjithë studentëve që paqësisht te bashkohen në manifestimin për Republikën!

Organizatat përkrahëse:

USPE – Unioni i pavarur proevropian

RENP – Reforma ne Proces

FER- Fryma e re studentore

SKV- Lëvizja studentore për barazi- Studim Kritikë Veprim

LSI- Lista studentore për Integrim

USSH- Unioni i studentëve shqiptar

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/disa-organizata-te-studenteve-perkrahin-marshin-e-opozites/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala