Disa ide për të pasur një shtëpi sa më relaksuese

Autori:Gazeta Fjala

Nëse dëshironi të bëni një jetë të qetë brenda mureve të shtëpisë, pasi kaloni një ditë me impenjime të shumta jashtë saj, ju nevojitet të vini në zbatim idetë e mëposhtme.

eni në kërkim të ideve për të pasur një shtëpi që ju fal relaks sapo futeni në të? Shtëpia është vendi në të cilin ktheheni pas një dite të lodhshme dhe të gjatë pune, kështu që duhet të jetë një ambient relaksi dhe qetësie. Por jo gjithmonë ndodh kështu.

Më poshtë janë disa këshilla të dobishme dhe të thjeshta për të pasur një shtëpi me efekt qetësues në pak kohë.

Ngjyrat

Janë të ndryshme idetë e dobishme për t’i vënë në zbatim në këtë drejtim. Si gjë të parë, duhet të keni parasysh se ngjyrat në shtëpi kanë një rëndësi të jashtëzakonshme: dihet se kimioterapia është një aleate e dobishme, për të cilën duhet treguar kujdes në çdo ambient të shtëpisë. Çdo ngjyrë dhe tonalitet ka ndikimin e vet: ndaj është e rastit të zgjidhni një ngjyrë mbi një tjetër, në përputhje me objektivin e dhomës. Çfarë do të thotë kjo? Një anë muri lyejeni më të zbehtë ose më të errët se ana tjetër.

Ndriçimi

Ndriçimi bën pjesë tek ato detaje të cilat nuk duhen lënë pas dore: për të krijuar një mjedis relaksues dhe të ngrohtë, në shtëpi është e domosdoshme të vendosen edhe dritat e përshtatshme. Kur të mendoni për mobilimin e shtëpisë suaj, është thelbësore të mos harroni as zgjedhjen me kujdes të llambave dhe abazhurëve si dhe pozicionimin e tyre: për shembull, llambat në cep (abazhurët), shpërndajnë më pak dritë se sa modelet në tavan, ndërkohë që llambat në tavan mund të jenë të ngrohta ose të ftohta, dhe kjo pak a shumë mund të kombinojë relaksin.

Rregulli

Duket si një çështje e qartë, por nuk është: mbajtja e rregullit në shtëpi është e rëndësishme për të krijuar një ambient relaksues dhe i kënaqshëm për sytë dhe jo vetëm. Një shtëpi e rrëmujshme, sigurisht, rrit kaosin në nivel mendor; ndaj bëni kujdes ndaj parregullsive në shtëpinë tuaj.

Pastërtia

Ashtu si për rregullin, edhe pastrimet kanë shumë rëndësi në krijimin e një ambienti relaksues dhe të ngrohtë. Edhe pse të pastruarit është një aktivitet i mërzitshëm, përpiquni që të mos e lini pas dore këtë aspekt për të mirën e vetes në ambientin ku jetoni.

Stili

Për t’u ndier mirë në shtëpinë tuaj, është e rëndësishme që ajo të jetë afër shijeve dhe personalitetit tuaj: nuk është e bukur ajo që është e bukur, por është e bukur ajo që ju pëlqen dhe kjo do t’ju bënte të ndiheshit më shumë në lartësinë tuaj brenda mureve të shtëpisë.

Sistemimi

Sistemoni rrobat dhe sendet e tjera çdo mbrëmje. Për të shmangur morinë e rrobave dhe të sendeve të hedhura sa andej-këtej nëpër shtëpi, rekomandohet që në fund të ditës, rrobat e palara t’i vendosni në koshin e rrobave të papastra apo t’i lini në dollap, nëse do t’i vishni sërish. Edhe sendet e tjera, si: revista, DVD e të tjera. Pasi t’i keni përdorur, vendosini në vendin e tyre.

Mos i lini kurrë enët të bëhen pirg

Mënyra më e mirë për të pasur një kuzhinë gjithnjë të pastër, është larja e enëve pas çdo vakti. Kështu, nuk është e nevojshme të humbasësh orë të tëra me pastrimin e enëve në fundjavë. Përveç kësaj, larja e enëve në mënyrë të vazhdueshme shmang aromat e këqija.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/disa-ide-per-te-pasur-nje-shtepi-sa-me-relaksuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala