Diplomati holandez në Kosovë: Turp për banorët e Llapushnikut

Autori:Avdyl Pajaziti

Ambasadori i Holandës, Robert Bosch, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij me zhvillimet e fundit në fshatin Llapushnik, duke u bërë diplomati i parë i huaj që merr qëndrim për këtë çështje.

“Turp për banorët e Llapushnikut. A nuk janë Kosova dhe Shqipëria fanarë të tolerancës fetare? Diçka për t’u mburrur [toleranca fetare]”, ka shkruar diplomati holandez në Twitter në ditët kur fshati në komunën e Drenasit është bërë temë pasi u pengua ndërtimi i një kishe dhe varrezave katolike në një kodër mbi fshat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/diplomati-holandez-ne-kosove-turp-per-banoret-e-llapushnikut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala