Diplomatët e “përjetshëm” të MPJ-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Diplomacia kosovare është përfshirë në skandale të thella derisa askush në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk po preferon të flasë në lidhje me mbajtjen e paligjshme të shumë pozitave në diplomaci.

Gazeta “Zëri” në vazhdën e hulumtimeve të saj ka arritur të konfirmojë se Arjan Kashtanjeva, i emëruar nga viti 2009 si zëvendëskonsull në Gjenevë, është graduar në Konsull në vitin 2014. Kashtanjeva po vazhdon ta mbajë këtë pozitë edhe tash, në fund të vitit 2015.

Kjo është në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, që në Nenin 22 parasheh kohëzgjatjen e qëndrimit në misionet diplomatike. “Përfaqësuesit diplomatikë qëndrojnë në shërbim në të njëjtin mision diplomatik për një periudhë katërvjeçare(4) ose ndryshe siç kërkohet për t’i përmbushur nevojat e Ministrisë dhe në diskrecion të ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në Nenin 22, të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm.

Kashtanjeva, sipas informatave që ka siguruar gazeta, tani ka synim transferin në Cyrih për të vazhduar edhe një mandat 4-vjeçar e që në total do të arrinte mbi 10 vjet shërbim, apo më shumë se dyfishi i kohës së lejuar ligjore për shërbime diplomatike. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/diplomatet-e-perjetshem-te-mpj-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala