Diplomacia e dështimeve

Autori:Avdyl Pajaziti

Mosanëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk është dështimi i parë, ndoshta jo edhe më i madhi, por është ai më i fundit i diplomacisë së Kosovës. Edhe pse Kosova prej pak vjetësh bën politikë të jashtme, për këtë periudhë ka bërë skandale me bollëk, përfshirë ato me sjelljen e stafit diplomatik, si dhe me njohjet.

Ky shërbim është shndërruar në organizatë për punësimin dhe rehatimin e familjarëve dhe militantëve partiakë të partnerëve të koalicionit qeverisës, i prirë për t’u karakterizuar me sjellje skandaloze e joprofesionale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rasti i diplomatit Urtak Hamiti që u kap i dehur teksa bënte xhiro me veturë zyrtare nëpër Zagreb, i diplomatit tjetër në Slloveni që fyente palën vetëm pse i kërkonte shpjegime, si dhe rasti i zyrtares tjetër në Ambasadën e Kosovës në Zvicër, e cila mbante këmbët mbi tavolinën e punës teksa i shërbente palët- janë vetëm disa prej rasteve që dëshmojnë degradimin e shërbimit diplomatik.

UNESCO u vë kapak dështimeve

Mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO është cilësuar dështim i madh diplomatik. Për seriozitetin e Qeverisë gjatë fushatës për anëtarësim në UNESCO dëshmon edhe një listë e hartuar nga vetë ata, të cilët duke u tallur kanë llogaritur edhe në përkrahjen e Serbisë për t’u bërë pjesë e kësaj agjencie të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/diplomacia-e-deshtimeve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala