Dikur armiqtë e përbetuar relaksojnë marrdhëniet

Autori:Avdyl Pajaziti

Presidenti amerikan Barack Obama është larguar nga Samiti i Amerikave në Panama pas një takimi historik me presidentin e Kubës Raul Castro.

Obama thotë se do të shqyrtojë rekomandimet për të hequr Kubën nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, një tjetër hap që duhet ndërmarrë para rihapjes së ambasadave në Uashington dhe Havana.

Pak kush mund ta kishte imagjinuar këtë pamje: presidentët e Amerikës dhe Kubës që bisedojnë për normalizimin e marrëdhënieve pas më shumë se gjysëm shekulli armiqësie.  Presidenti Barack Obama:

“Është një takim historik. Historia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës është e ndërlikuar dhe gjatë viteve është krijuar shumë mosbesim.”

Por presidenti Obama thotë se është koha për të kaluar këtë faqe, dhe presidenti Castro është dakord.

“Ajo që shprehu presidenti amerikan reflekton të njëjtën gjë që mendojmë edhe ne.”

Që të dy pranuan qendrimet e ndryshme që egzistojnë mes dy qeverive.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dikur-armiqte-e-perbetuar-relaksojne-marrdheniet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala