Diktatori ekzekuton 15 persona, edhe orkestrën e gruas

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka urdhëruar ekzekutimin e 15 personave këtë vit, përfshi edhe zyrtarë të lartë.

Kështu bën të ditur inteligjenca e Koresë së Jugut.

Sipas BBC, agjencia i tha një komisioni parlamentar të mërkurën se ata janë ekzekutuar nga një skuadër pushkatimi, të akuzuar për spiunazh.

Mes të ekzekutuarve ishin edhe dy zëvendësministra, që kishin sfiduar zoti Kim në lidhje me politikat e tij dhe anëtarët e një orkestre.

Kim pati ekzekutuar për tradhti të lartë edhe xhaxhain e tij në vitin 2013.

Një zyrtar i lartë i pyjeve u ekzekutua pasi ishte ankuar për planin e pyllëzimit në vend.

Katër pjesëtarë të një orkestre në vend u ekzekutuan në mars.

Ka raportime se gruaja e diktatorit, Ri Sol-ju ishte këngëtare në orkestër përpara martesës.

Dyshohet se muzikantët u vranë pasi kanë treguar sekrete të familjes.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/diktatori-ekzekuton-15-persona-edhe-orkestren-e-gruas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala