Digjet vetura në Vranjefc

Një veturë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Vranjefc rreth orës 11:00.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Xhemajl Ibishi nga njësiti i Zjarrfikësve të Prishtinës.
Ibishi ka thënë se vetura ka qenë në lëvizje kur papritur është kapluar nga zjarri.
“ Një veturë e tipit Renault Megan është kapluar nga zjarri gjatë kohës sa ishte në lëvizje. Ekipi i zjarrfikësve ka shkuar në vend ngjarjes dhe ka lokalizuar zjarrin në veturë. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkaq dëmet e veturës nuk janë të mëdha”, ka thënë Ibishi për Indeksonline./Indeksonline/