Digjet vetura e Valon Llukës në Gjakovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbrëmë rreth orës dy pasmesnate i është djegur makina bashkëpunëtorit të Behgjet Pacollit në Gjakovë, Valon Lluka.

Lluka njihet si njeri i afërt me kryetaren e Komunës, Mimoza Kusari, ndonëse nuk ka asnjë pozitë në administratë.

Ai ka të hapura disa fabrika në Kosovë bashkë me Presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan Gazeta Express.

Kjo nuk është hera e parë që terrorizohet Valon Lluka.

Më herët atij i kishin vendosur një bombë tek shtëpia e tij, të cilën policia kishte arritur ta tërhiqte me sukses.
Valon Lluka është djali i Masar Llukës, asamblist i AKR’së në Komunën e Gjakovës.

​Policia e Gjakovës ka konfirmuar rastin e djegies së veturës së Valon Llukës mbrëmë në Gjakovë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gjakovë, Krist Gjoka në përgjigjen për Express ka konfirmuar djegien e veturës, ndërsa ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e djegies.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate, në rrugën Yll Morina në Gjakovë. Ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar ndezjen e veturës. Ekipet e policisë po hetojnë nëse bëhet fjalë për zjarr vënie apo nëse vetura ka marrë flakë për shkaqe teknike”, ka thënë Gjoka.

Ndërkohë, nuk ka ende të dyshuar për rastin. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/digjet-vetura-e-valon-llukes-ne-gjakove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala