Digjet shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Rreth orës 13:00 të së shtunës, ka marrë flakë shtëpia monumentale e Xhafer Devës në Mitrovicë. Ajo i takon shekullit XIX.

Policia e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë portalit Koha.net se ende janë në mbledhjen e informatave, ndërsa më vonë do të dalin me detaje rreth kësaj ngjarje.

Zjarrëfikësit kanë intervenuar, dhe prej tyre presim që të dalin me konkludime”, ka thënë Zahiti për Koha.net, derisa nuk ka dashur të lëshohet më shumë nëse kjo zjarrëvenie është e qëllimshme.

Djegia e monumenteve të mbrojtura me Ligjin për Trashëgimi Kulturore tashmë është bërë praktikë e shumë pronarëve, për t’i lënë vend ndërtimeve të reja. Vetëm në Prishtinë, kësisoj kishte ndodhur me ish-hotelin Union, me ish-konsulatën ruse, e të tjera.

Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit, dhe bazuar në Databazën elektronike për Trashëgimi Kulturore të Ministrisë së Kulturës, kjo ndërtesë i takon shekullit XIX.

Shtëpia fillimisht kishte karakter banimi. Ky objekt kryesisht e ka ruajtur gjendjen fillestare të ndërtimit. Shtëpia e lartpërmendur, është ndërtuar nga Xhafer Deva, njëri prej personaliteteve më të shquara të këtij rajoni.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/digjet-shtepia-e-xhafer-deves-ne-mitrovice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala