Digjet pylli me pisha në Kamenicë

Në Karaqevë të poshtme të Kamenicës i është vënë zjarri një pylli të mbjell me pisha.
Në raporton e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit, bëhet me dije se është raportuar se nga të dyshuar të panjohur është ndezur një zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 20-25 ari pyll të mbjellë të llojit Pisha.
Lidhur me rastin është njoftuar njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin në tërësi.