Digjet një stallë bagëtish në Podujevë

Në fshatin Zakut të komunës së Podujevës para pak minutash një stallë bagëtish është përfshirë nga zjarri.
Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës bashkë me banorët lokal po bëjnë përpjekje për ta shuar zjarrin transmeton Radiovision Plus.
Nuk është raportuar për të lënduar, ndërkaq merret vesh se bagëtitë janë larguar nga stalla, ndërkaq aksioni i shuarjes së zjarrit është duke vazhduar.