Digjet një shtëpi në Kamenicë

Policia e Kosovës njofton se është djegur shtëpia e një qytetari në lagjen Malësia në Kamenicë.
Në raportin e policisë thuhet se nuk dihen rrethanat e zjarrit që ka kapluar shtëpinë.
Njësitet policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin ndërsa, thuhet se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Nga zjarri nuk raportohet të ketë pasur të lënduar.