Digjet kupola tek xhamia e Gjylfatynit në Pejë

Autori:Gazeta Fjala

Mbrëmë, ky objekt i shenjtë për jo pak njerëz besimtarë, u tentua të digjet. Policia dhe prokurori i rastit njoftohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie, për të cilën është reaguar shpejtë dhe nuk ka dëme të mëdha.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj tha se sot rreth orës 03:00, në vendin e njohur si Gjylfatyni në Pejë, ka reaguar policia dhe zjarrfikësit pasi kanë marrë informatën për zjarr.

“Është reaguar shpejtë dhe zjarri është arritur të shuhet. Rasti është regjistruar si zjarrvënie dhe është në hetim nga prokurori i rastit. Objektit i është dëmtuar njëri pullaz dhe pjesa më e madhe e tij ka arritur të shpëtohet. Ekspertiza po bënë punën e saj dhe rasti është nën hetime”, tha Ibraj për KosovaPress.

Mauzoleumi i xhamisë së Gjylfatynit në Pejë, që njihet si tyrbe, është një vend i shenjtë që tërheq besimtarët e shumë besimeve. Sipas gojëdhënave tregohet për të mirat që vizita në këtë vend u ka sjell njerëzve besimtar./Express

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/digjet-kupola-tek-xhamia-e-gjylfatynit-ne-peje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala