Digjet edhe një veturë zyrtare në Mitrovicë

Në mesnatë është djegur një veturë zyrtare në parkingun e komunës së Mitrovicës.
Vetura kishte targa 3Z 191 02, por nuk dihet cilit insisutcion i përket, pasi që aty veturat i parkon edhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Deri më tash nuk dihet se kush ia ka vënë zjarri veturës.
Ditëve të fundit janë djegur disa vetura zyrtare në të gjitha qendrat e Kosovës, autorët e të cilave veprime nuk janë zbuluar./Veriu.info