Digjet banesa, vdesin nëna me dy fëmijët

Esmeralda Cicani 52-vjeç, vajza Kristina Cicani 20-vjeç dhe djali i tij i vogël Tedi Cicani 18-vjeç kanë mbetur viktima të kësaj tragjedia në familje ndërsa kryefamiljari Aleksandër Cicani ka mundur ti shpëtojë flakëve.
Sipas informacioneve banesa në katin e dytë të një pallati është në pronësi të shtetasit Aleksander Cicani e cila ndodhej pranë Liceut të qytetit.Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia si dhe forcat e shërbimit zjarrfikës të cilët bënë të mundur neutralizimin e flakëve.
Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e rënies së zjarrit në banesë. Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Shekulli