Digjen veturat e gazetares dhe togerit të policisë në veri

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy automjete, Renault Megane dhe Ford, janë djegur mbrëmë pas mesnate në veri, bëjnë të ditur burime të KP-së.

Sipas këtyre burimeve, mjetet janë djegur qëllimshëm nga persona të panjohur.

“Automjeti Reno Megane i cili është djegur rreth orës 3:30 të mëngjesit në fshatin Kajkovo të Leposaviqit është pronë e togerit të Policisë së Kosovës, Zoran Radunoviq, ndërsa Fordi që është djegur pas orës 2:00 të mesnatës në veri të Mitrovicës, është pronë e gazetares Nevenka Mediq, e cila punon në portalin Kossev”, kanë thënë burimet.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KP-në edhe zv. Drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

Ai ka precizuar se automjeti Renault Megane nuk është pronë e togerit Radunoviq, por e djalit të tij.

Sipas tij, nuk dihet ende autori ose autorët e këtyre incidenteve, por policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/digjen-veturat-e-gazetares-dhe-togerit-te-policise-ne-veri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala