Digjen pajisjet e KEDS-it në Han të Elezit, qyteza pa energji

Autori:Avdyl Pajaziti

KEDS Sh. A. njoftoi se sot në mëngjes ( 07.04.2015) nga ora 06:20, për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në kthinat 6kV në nënstacionin  NS 110/6kV Hani i Elezit, ka mbetur pa furnizim me energji elektrike qyteti i Hanit të Elezit me rrethinë.

 

Ekipet e KEDS për  rregullimin e prishjeve janë duke u munduar që sa më parë të gjejnë një zgjidhje për kthimin e furnizimit në këtë regjion.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/digjen-pajisjet-e-keds-itn-ne-han-te-elezit-qyteza-pa-energji/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala