Digjen katër autobusa në Mitrovicë, ka të lënduar

Autori:Avdyl Pajaziti

Janë djegur katër autobus të një kompanie, raporton lajmi.net.

Përveç tjerash, ka marr lëndime edhe një person. Ai është djali i pronarit, i cili në 3 të mëngjesit ka shkuar në tentim për të fikur zjarrin.

Burime të lajmi.net thonë se dikush përveç që ka vënë zjarrin edhe e ka lidhur rojën e kësaj kompanie, por një gjë të tillë nuk e konfirmon Policia.

Vetëm konfirmojnë se ka ndodhur rasti dhe thonë se pritet të bëhet ekspertiza.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti thotë se rasti është ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

“Në periferi të qytetit, janë djegur katër autobus të një kompanie që kanë qenë të parkuar në atë zonë. Nuk ka ende dyshime konkrete e as të dyshuar, po pritet ekspertiza që del sot dhe pastaj vazhdohet me hetimet”, tha ai për lajmi.net.

Ndryshe, bëhet fjalë për kompaninë “Boletini” që punojnë në relacionin Mitrovicë – Prishtinë dhe anasjelltas, e që verës kanë edhe udhëtime për në bregdet.

Burimet tregojnë që kohë më parë kjo kompani kishte mosmarrëveshje me disa kompani të tjera.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/digjen-kater-autobusa-ne-mitrovice-ka-te-lenduar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala