Digjen 6 mijë rrënjë kanabis në Shqipëri (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Afër 6 mijë rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, u zbuluan nga Policia e Shqipërisë në qytetin e Vlorës, dhe më pas u dogjën. Gjatësia e bimëve arrinte 65 centimetra, dhe ishin mbjellur në dy sera në fshatin Oshtimë të Vlorës.

Sipas policisë, serat ku u gjenden bimët narkotike janë në pronësi të Bujar Kamberaj-t, 59 vjeç, të cilit iu shpall arrest kërkimi. Ndërsa gruaja e tij Shqiponjë Kamberaj, 54 vjeçare u arrestua. Policia është në kërkim edhe të dy djemve të kësaj familjeje, Helis dhe Henea Kamberaj.

Arrestimet vijnë nga zbatimi i operacionit anti-kanabis, i Policisë së Shqipërisë, i nisur në të gjithë vendin, vitin e kaluar, me ndërhyrjen në Lazarat, transmeton A1Report.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/digjen-6-mije-rrenje-kanabis-ne-shqiperi-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala