“Die Zeit”: Kosovarët po ikin nga varfëria

Papunësia dhe varfëria mbesin një sfidë afatgjatë. Mungesa e zhvillimit ekonomik të vendit është minuar në një masë të madhe nga tranzicioni i dhimbshëm si pasojë e shekujve nën pushtuesit shekulloë. Bashkimi Evropian duhet t’u siguroj kosovarëve një migrim të rregullt të punës.
Gazeta gjermane “Die Zeit” i ka dedikuar një artikull zhvillimeve të fundit rreth emigrimit të kosovarëve në vendet e Bashkimit Evropian.
Aty thuhet se emigrimi i shqiptarëve të Kosovës në Evropën Perëndimore vjen edhe si rezultat i vështirësive ekonomike me të cilat po përballet shteti më i ri evropian. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 17 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri ekstreme (me më pak se 0,94 euro në ditë) dhe 45 për qind prej tyre jetojnë në varfëri absolute (me më pak se 1,42 euro në ditë).
Papunësia në mesin e mbi 70 për qind të të rinjve është rreth 40 për qind.
Kosova vuan ende si pasojë e sundimit pesëshekullor osman, por edhe nga pasojat e margjinalizimit ekonomik nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit (1987-2000). Në anën tjetër, Kosova ka një rritje të caktuar të popullsisë, rritje e cila është e vështirë të ndiqet nga zhvillimi ekonomik.