Die Tageszeitung: Luftë e hapur për pushtet në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta gjermane, ideologjikisht e majtë, ka shkruar se Ballkani është para një sprove të rëndë. Ajo ka përshkruar ngjarjet politike në Kosovë, ku opozita me çdo kusht po mundohet të ndalojë implementimin e marrëveshjes për Asociacionin dhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Die Tageszeitung, ajo çfarë po ngjan në Kosovë është një luftë e hapur për pushtet, transmeton Republika.info

“Koncesionet politike që kosovarët i kanë arritur me mbështetje të BE-së gjatë negociatave me Serbinë, janë burimi i mosmarrëveshjeve të forta të politikës së brendshme në Kosovë”, thuhet në artikullin e kësaj të përditshme gjermane.

Sipas gazetës, kryeministri Isa Mustafa është dashur të ndërpres fjalimin e tij në Parlament, pasi ishte gjuajtur me vezë nga partitë opozitare. Opozita organizoi demonstrata ku vetëm të premten dhe shtunën e shkuar, Parlamenti ishte paralizuar, derisa demonstruesit gjuajtën me gurë policinë dhe ndezën goma të veturave.

“Një lëvizje, e përbërë kryesisht nga të rinj, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, frikësohet që në Kosovë po etablohet një republikë e vogël serbe, sipas modelit të Bosnjës e Hercegovinës. Kjo lëvizje po mbështetet edhe nga ish komandanti guerilas i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili tashmë edhe haptas është duke larë hesapet me ish-rivalin e tij, Hashim Thaçi”, shkruan TAZ.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/die-tageszeitung-lufte-e-hapur-per-pushtet-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala