Die Press: Kosova, afër liberalizimit të vizave

Autori:Gazeta Fjala

Gazeta austriake “Die Presse” paralajmëron se aspirata e kosovarëve për të udhëtuar të lirë në zonën Schengen duket se janë afër jetësimit.

Përpjekjet e Kosovës për t’i dhënë fund regjimit të vizave për hyrjen e qytetarëve të saj në shtetet e BE-së së shpejti mund të japë fryt”, shkruan gazeta.

Ajo citon edhe komisionarin për Zgjerim Johannes Hahn, i cili gjatë qëndrimit në Kosovë ka thënë se në fund të vitit do të përcaktohet nëse Kosova ka përmbushur kriteret, transmeton Republika.info.

“Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, ku për qytetarët e saj, edhe më tutje vlen regjimi i vizave”, shkruan gazeta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/die-press-kosova-afer-liberalizimit-te-vizave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala