DiCarlo: Statusi i Kosovës, pjesa më shpërblyese e karrierës sime

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rosemary DiCarlo, në një intervistë të gjatë për “The Politic”, mes shumë gjërave gjatë karrierës së saj diplomatike, ka folur edhe për Kosovën.

DiCarlo, e pyetur se çka e konsideron si pjesën më shpërblyese në karrierën e saj, ka thënë se puna në statusin e Kosovës ka qenë ajo që e ka bërë atë të ndjehet e më së shumti e shpërblyer.

“Gjëja më shpërblyese që kam bërë ndonjëherë ka qenë të punoja për statusin e Kosovës, për arsyet e mëposhtme. Është shumë e vështirë të përfshihesh në konflikte të ndryshme kur e shihni se aty kanë vdekur njerëz, ka ndodhur spastrim etnik, ka ndodhur gjenocid (sikurse në rastin e Bosnjës) dhe ju nuk jeni aty për t’i ndihmuar me një zgjidhje. Në rastin e Kosovës, vendi ka qenë vërtetë në harresë pas konfliktit të ’99-ës. Ishte shumë e qartë se duhej lëvizur përpara atje. Të përfshihesh në negociata për këtë, të ndihmosh ata të ndërtojnë institucionet, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme”, ka thënë DiCarlo, raporton Koha.net.

“The Politic” është një gazetë që publikohet nga studentë të Universitetit Yale dhe që daton nga viti 1947.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dicarlo-statusi-i-kosoves-pjesa-me-shperblyese-e-karrieres-sime/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala