Dibrani, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër

Kuvendi VIII-të i Degës së LDK-së në Zvicër, i cili i zhvilloi punimet në Burgdorf, më 10 maj 2015, zgjodhi për kryetar të saj poetin dhe publicistin Shefqet Dibrani.
Shefqet Dibrani është anëtar dhe njëri nga delegatët e Kuvendit Themelues të Degës së LDK-së në Zvicër, mbajtur më 29 prill 1990 në Zürich. Që atëherë ai ka pasur poste udhëheqëse në nivel lokal (nëndega e LDK-së) dhe të nivelit qendror (dega e LDK-së), dhe është shquar për analizat e tij për të gjitha zhvillimet politike e kulturore në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.
Është autor 17 librave dhe një kritik i ashpër i zhvillimeve politike brenda partisë. Fitorja e tij shihet si një mundësi e mirë për reformat e brendshme partiake, pasi ai vazhdimisht ka bërë thirrje për reformimin rrënjësor brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Zgjedhja e tij shihet në kontestin pozitiv pasi nga ai pritet një reformim i thellë në Degën e LDK-së në Zvicër.
Delegatët në Kuvend kanë votuar edhe për kryesinë e re të Degës së LDK-së në Zvicër, e cila në pamje të parë paraqet një strukturë gjithëpërfshirës.