Dibrani: Isa Mustafa pengoi udhëtimet diplomatike të Ibrahim Rugovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Zvicër, Shefqet Dibrani në emisionin “Info-Box”, të TV Dukagjinit ka theksuar se kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa i ka dëmtuar të gjitha proceset, ku ka qenë i angazhuar.

Ai tha se nuk e dinë se kush e vuri Mustafën në krye të LDK-së, por tha se Mustafa ka qenë edhe pjesë e qeverisjes së pushtetit komunist, ndërsa në Qeverinë në ekzil ka menaxhuar dhe e ka dëmtuar shumë fondin e 3 përqindëshit.

“Isa Mustafa më shefin e tij Bujar Bukuoshi i kanë penguar udhëtimet diplomatike të Ibrahim Rugovës. Mustafa gjatë luftës e kishte sabotuar luftën. Pas luftës shtrin sistemin e vet, rehabilitohet aq mirë sa që i besohet edhe udhëheqja e LDK-së”, ka theksuar Dibrani.

Ai ka folur edhe për mos njohjen e tij si kryetar i degës në Zvicër, nga ana e Kryesisë qendrore të LDK-së, por tha se megjithëkëtë ai e ka përkrahjen e shumicës se degëve në Zvicër.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dibrani-isa-mustafa-pengoi-udhetimet-diplomatike-te-ibrahim-rugoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala