Diaspora solli në Kosovë më shumë se 10 miliardë euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Më shumë se 10 miliardë euro llogaritet të jetë shuma e mjeteve që bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës, kanë dërguar në vendin tonë nga përfundimi i luftës e deri më tash.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet se nga vitit 2004 e deri në fund të muajit maj të këtij viti shuma e mjeteve, e dërguar nëpër rrugë zyrtare, është rreth 6.3 milionë euro. Ndërkaq, nga viti 2000 e deri në fund të vitit 2003 nuk ka statistika rreth dërgesave të mjeteve.

Gjermania edhe më tutje mbetet shteti prej të cilit më së shumti mjete dërgohen në vendin tonë, duke u pasuar nga Zvicra, Italia, Austria, etj.

Sipas të dhënave të BQK-së, nga viti 2004 e deri më tash nga Gjermania bashkatdhetarët tanë kanë dërguar në Kosovë gati një miliard euro, ndërkaq nga Zvicra janë dërguar rreth 600 milionë euro. Sipas shumës Italia radhitet e treta për nga dërgesat me rreth 200 milionë euro, ndërkaq në vendin e katër vjen Austria me 140 milionë euro. /Zëri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/diaspora-solli-ne-kosove-me-shume-se-10-miliarde-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala