Diaspora mëson shqip

Ministri i Diasporës Valon Murati në takimin me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla arritën në ujdi për nënshkrimin e marrëveshjes për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
Të dyj palët kanë rën dakord që të dyja qeveritë në takimin e ardhshëm të nënshkruajnë marrëveshjen për unifikimnin e mësimit plotësues të gjuhësh shqipe në diasporë.
“Nga ne, si Ministri e Arsimit do të gjeni mbështetje të plotë në të gjitha projektet që ndërmirren për të mirën e diasporës. Ndjehemi të obliguar ti ndihmojmë bashkatdhetarët tanë që të mësojnë gjuhën, traditën, kulturën dhe historinë e vendit të tyre”, tha ministrja Nikolla.
Ndërsa, ministri Murati u shpreh mirënjohës për gatishmërinë e ministres Nikolla për të nënshkruar marrëveshjen, e cila është shumë me rëndësi për atdhetarët në diasporë.
“Marrëveshja do të jetë e dobishme jo vetëm për atdhetarët në diasporë, por edhe për dy shtetet tona. Ne, duhet ti qasemi kësaj marrëveshje me metoda inovative, dhe me përfshirjen e teknologjisë informative”, tha ministri Murati.