Diaspora gati për të investuar në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Biznesmenë të fuqishëm shqiptarë që jetojnë në vene të ndryshme të botës, të premten në Prishtinë kanë shpalosur ofertat e tyre për investime në Kosovë.

Nazar Mehmeti, president i Unionit Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, I ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos i pengoj ata në zhvillimin e afarizmit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ne nuk duam asgjë nga ju. Duam vetëm ta bëjmë punën tonë. Ne kemi vullnet që ti ndihmojmë zhvillimit ekonomik të trevave tona. Prej qeverisë së re duam ndihmën tuaj. Gjërat e mirat vijnë ngadalë por jo shumë ngadalë. Nuk do të ngrisim kompani menjëherë por këtë punë do ta bëjmë shpejt. Ne sdo të ndalojmë derisa të hapen punë të reja për vendin tonë. E dimë se vendi ynë ka nevojë për ndihëm tonë dhe sic kemi qenë gati deri tash të ndihmojmë do ta bëjmë prap”, është shprehur Mehmeti.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, iu tha biznesmenëve nga diaspora që investimet e tyre në Kosovë nuk do të trajtohen si investimet e tjera, “sepse këtu kthehen njerëzit tanë, të cilët bashkë me kapitalin sjellin, dijën, përvojat që i nevojiten shumë Kosovës”.

Kontributi i biznesmenëve nga diaspora sipas të parit të qeverisë duhet të shihet si kontribut i zhvillimit të ndërmarrësisë në Kosovë por jo gjithsesi si ndihmë.

“Ne kemi aprovuar një program qeveritarë në të cilin jemi munduar ta krijojmë një ambient tjetër, të bëjmë disa ndyshime që kemi menduar do t`iu përshtaten investorëve të jashtëm dhe ti nxisim investitorët e brendshëm gjithashtu”, ka thënë Mustafa.

Edhe Lazim Destani kryetar i nderit të Unionit bëri me dije se ata nuk kërkojnë asgjë më shumë se gjithandej nëpër botë.

“Thjeshtë të investojmë në trojet tona dhe të shfrytëzojmë resurset tona. Nëse ja dalim nëpër botë atëherë pse jo edhe në viset tona. Të bashkuar në biznes dhe investime le ta ndërtojmë të ardhmën e pasardhësve tanë. Ne ua kemi borxh atyre dhe vatanit”, ka thënë Destani.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/diaspora-gati-per-te-investuar-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala