Diaspora bashkohet në forcë për atdheun

FDA, platforma e së cilës u prezantua sot, ka për qëllim stabilitetin ekonomik dhe paqen e qëndrueshme në të gjitha trojet shqiptare.
Shoqata të ndryshme që kanë vepruar në organizimin e diasporës shqiptare, janë bashkuar në një klub të vetëm – Forca e Diasporës për Atdheun (FDA), me qëllim të avancimit, promovimit dhe mbështetjes së idesë për bashkëveprim gjithëkombëtar.
FDA, platforma e së cilës u prezantua sot, ka për qëllim stabilitetin ekonomik dhe paqen e qëndrueshme në të gjitha trojet shqiptare.
Kjo organizatë e cila është formuar me iniciativën e shumë qytetarëve në diasporë mendon se diaspora vazhdon të jetë garantuese e paqes dhe stabilitetit ekonomik në vend, andaj edhe vlerësojnë se nevoja e formimit të saj lindi në bazë imediate e që tash e tutje do të mbështesë zhvillimin ekonomik.