Dialogu me qeverinë i pamundshëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka bërë me dije se opozita e bashkuar do të vazhdojë betejën për republikën deri në tërheqjen e marrëveshjeve ose të Qeverisë.

Ajo tha për ‘Epokën e re’ se vendimi i Kryesisë së Kuvendit për përjashtim individual ditor të deputetëve të opozitës, ishte shkelje e rëndë.

“Jemi të pakompromis: ose të tërhiqen marrëveshjet, ose Qeveria. Shpëtim nuk kanë. Ne i jemi nisur kësaj rruge dhe derisa ta realizojmë nuk ndalemi”, ka deklaruar Dërguti, duke shtuar se dialogu me përfaqësuesit e Qeverisë është i pamundur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dialogu-me-qeverine-i-pamundshem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala