Dhunë mes azilantëve, shqiptarët rrahën me eritreasit

Autori:Avdyl Pajaziti

Një tjetër ngjarje e rëndë u shënua në një qendër azilkërkuesish në Gjermani. Bëhet fjalë për qendrën e azilkërkuesve Schneeberg në Erzgebirge.

Shqiptarët dhe eritreasit u përfshinë në një zënkë masive me thika, leva dhe copa mobiliesh.

Nga përplasja e dhunshme mbetën 13 persona të plagosur rëndë. Për të shuar sherrin, ku u përfshinë mbi 80 persona, u angazhuan forca të shumta të policisë.

Sipas mediave, kjo qendër azilkërkuesish është bërë simbol i dhunës. Para pak ditësh aty pati një sherr masiv mes sirianëve dhe irakenëve.

Ndërkohë në tetor shqiptarët sulmuan sërish një grup eritreasish dhe i plagosën rëndë. Në këtë qendër ka 838 azilantë, shumica nga Shqipëria, Siria dhe Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhune-mes-azilanteve-shqiptaret-rrahen-me-eritreasit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala