Dhuna e opozitës ndërlidhet me Gjykatën Speciale

Autori:Gazeta Fjala

Deputetja e LDK-së, Alma Lama, thotë se veprimet e opozitës në Parlamentin e Kosovës ndërlidhen me Gjykatën Speciale e jo për t’i kundërshtuar marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Sipas saj, më e ndershme do të ishte po qe se partitë opozitare do t’i thërrisnin qytetarët në protesta me këtë motiv, e jo për tema tjera, siç thotë ajo, me të cilat nxitet urrejtje.
“Një pjesë e mirë e elitës politike, që po i bën këto probleme ndaj shtetit të Kosovës, po i bën vetëm për të shtyrë ose për të bërë presion se ne shkaktojmë trazira nëse funksionalizohet Gjykata Speciale. Është më e ndershme nga ta që t’i thërrasin qytetarët të dalin në protesta me këtë motiv, sepse e konsiderojnë të padrejtë”, ka theksuar deputetja Lama gjatë një interviste për gazetën Zëri.

Ajo ka shtuar se nuk ka çështje për të cialt mund të rrënohet shteti.

“Ata nuk duan zgjidhje. Nuk duan të ulen në asnjë lloj tryeze bisedimesh. Nuk pranojnë as ndërmjetësues. Pra nuk pranojnë asgjë”, është shprehur Lama.

Deputetja e LDK-së thotë se përdorimi i gazit lotsjellës në Kuvend përbën vepër penale, prandaj, sipas saj, edhe deputetët duhet të jenë të barabartë me qytetarët tjerë para ligjit.

“Dhuna nuk lejohet në demokraci. Ata duhet të respektojnë shumicën”, thotë Lama.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dhuna-e-opozites-nderlidhet-me-gjykaten-speciale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala