Dhomat super të vogla në Japoni

Shumë shpesh janë përmendur dhomat e vogla që ekzistojnë në Japoni, por fotografi Won Kim ka vendosur që të sjellë një set fotografish të hapësirave tepër të vogla duke u fokusuar në një hotel në Tokyo që është paraparë si një bujtinë për turistë.
Kim kishte qëndruar në këtë hotel derisa po udhëtonte nëpër Japoni ndërsa ishte kthyer pas 2 viteve për të realizuar fotografitë. Ai kishte jetuar disa muaj duke fotografuar këto hapësira të vogla që japonezët i quajnë shtëpi.
Disa nga banuesit janë vizitorë për një kohë të shkurtër ndërsa disa të tjerë qëndrojnë për kohë më të gjatë, transmeton Klan Kosova.
“Më duket e çuditshme se si njerëzit kanë aftësinë të jetojnë dhe të funksionojnë në hapësira kaq të ngushta” tha ai.